GATI PËR SUKSESIN E RRADHËS/ Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën – AlpeGossip
GATI PËR SUKSESIN E RRADHËS/ Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

GATI PËR SUKSESIN E RRADHËS/ Një tjetër arritje e jashtëzakonshme për Dua Lipën

Në listën me 20 albumet më të suksesshëm në historinë e Spotify, Dua Lipa është artistja femër më e dëgjuar. Albumi i saj i parë, “Dua Lipa”, në vend të pestë, ka lënë pas edhe “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?” të Billie Eilish që renditet në vendin e 17 dhe “My Everything” të Ariana Grandes që mbyll Top20.

Albumi i parë dhe i vetmi i Duas u publikua në fillim të qershorit të vitit 2017. Në të ishin pjesë hitet si “Be the One”, “IDGAF”, “One Kiss”, “New Rules” e të tjera.

Pjesa më e madhe e tyre kryesuan klasifikimet në Mbretërinë e Bashkuar, derisa më pas Dua u bë një yll ndërkombëtar duke rrëmbyer dy Grammy, çmimet më prestigjoze në muzikë. Pritet që së shpejti ajo të publikojë albumin “Dua Lipa 2”.

Lista me 20 albumet më të suksesshme në Spotify:

1. Ed Sheeran – “÷ “

2. Post Malone – “Beerbongs & Bentleys”

3. Ed Sheeran – “x”

4. Justin Bieber – “Purpose”

5. Dua Lipa – “Dua Lipa”

6. Drake – “Views”

7. Drake – “Scorpion”

8. Post Malone – “Stoney”

9. Sam Smith – “In the Lonely Hour”

10. The Weeknd – “Starboy”

11. The Weeknd – “Beauty Behind the Madness”

12. Eminem – “Curtain Call”

13. XXXTentacion – “?”

14. Kendrick Lamar – “Damn”

15. Twenty One Pilots – “Blurryface”

16. Shawn Mendes – “Illuminate”

17. Billie Eilish  –  “When We All Fall Asleep, Where Do We Go?”

18. Drake – “More Life”

19. The Chainsmokers – “Collage”

20. Ariana Grande – “My Everything”