BESI PUBLIKON FOTOT/ Partneri i Arbana Osmanit po i xhiron klipin e ri Xhensilës – AlpeGossip
BESI PUBLIKON FOTOT/ Partneri  i Arbana Osmanit po i xhiron klipin e ri Xhensilës

BESI PUBLIKON FOTOT/ Partneri i Arbana Osmanit po i xhiron klipin e ri Xhensilës

Ajo iu rikthye skenës vetëm tre muaj pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë. Dhe tashmë për Xhensila Myrtezajn ka ardhur koha që të publikojë këngën e saj të parë për këtë vit dhe të parën pas lindjes së Ajkës.

Këngëtarja tregoi se ndodhet në Venecia të Italisë me bashkëshortin e saj, Bes Kallakun. Nëse fillimisht mund të mendonit se ishte thjesht një udhëtim romantik mes çiftit, në fakt qëllimi i vërtetë është videoklipi që po përgatit këngëtarja.

Regjisorit Eduart Grishaj, i cili tërhoqi vëmendjen pak javë më parë kur u zbulua se po përjeton një histori dashurie me moderatoren Arbana Osmani, i është besuar që të kujdeset për klipin e Xhensilës.

Ishte ai që postoi dje një foto me këngëtaren me mbishkrimin në Instagram: “Pas një dite të gjatë, por të bukur xhirimesh, me yllin Xhensila Myrtezaj për një super këngë”.

Nga ana tjetër Xhensila publikoi një video, ku sfidon Eduartin dhe Besin të bëjnë paralele në mes të autobusit:

Eduarti punon krah Arbanës dhe është regjisori i emisionit “Dua të të bëj të lumtur”. Njohja me moderatoren dyshohet të ketë nisur nga ambientet e televizionit ku punojnë.