Nëse dantella konsiderohet klasike, ngjyra e bardhë e bën atë të duket edhe më shumë femërore, elegante dhe romantike, por për ta bërë atë më informale dizajnerët propozojnë ndryshime këtë sezon.
Tendenca e verës së këtij viti, i jep dantellës një efekt më “easy” duke e prezantuar atë në një paletë ngjyrash gjithëpërfshirëse të cilat e bëjnë këtë material më të përshtatshëm për veshjen e çdo dite.
Pothuajse të gjitha markat që vendosin trendet e reja, e kanë zgjedhur dantellën në koleksionet e tyre të verës duke i shtuar atyre një prekje delikate dhe plot shije.
Jo vetëm ngjyrat e pastelit, por edhe portokallia, roza e fortë, ngjyra e qiellit dhe koralja janë përshtatur shumë bukur me finesën e dantellës duke rikrijuar kështu një look të ri për verën.
Për të gjitha vajzat që dëshirojnë të kenë një kombinim romantik dhe bohemian, një “total look” prej dantelle është zgjedhja e duhur.