“Trikoja e gjyshes” që po kthehet në trend në të gjithë botën – AlpeGossip
“Trikoja e gjyshes” që po kthehet në trend në të gjithë botën

“Trikoja e gjyshes” që po kthehet në trend në të gjithë botën

E kemi fjalën pikërisht për trikon e gjyshes tuaj, për atë trikon tipike me kopsa përpara. Ajo është veshja e kësaj vjeshte që është kthyer në trend sapo e veshi modelja e njohur Bella Hadid.

Një gjë kaq e thjeshtë por e kombinuar me aksesorët e duhur mund t’ju bëjë të dukeni kaq joshëse. Me pamje të freskët, mbi të gjitha me një stil veshje cool, Bella në Paris na tregoi trukun për të kthyer një veshje të zakonshme në një look sexy dhe tërheqës.

Mund ta kombinoni me një palë xhinse, me një fund, me të sheshta dhe me taka. Kini parasysh që ky do të jetë trendi që do të përqafojnë të gjitha femrat këtë vjeshtë.