U NDA NGA MINISTRI ITALIAN/ Moderatorja e njohur bën rrëfimin rrënqethës në rrjete sociale (FOTO) – AlpeGossip
U NDA NGA MINISTRI ITALIAN/ Moderatorja e njohur bën rrëfimin rrënqethës në rrjete sociale (FOTO)

U NDA NGA MINISTRI ITALIAN/ Moderatorja e njohur bën rrëfimin rrënqethës në rrjete sociale (FOTO)

Dashuria mbaroi! Duket se lidhja e dashurisë mes politikanit italian Matteo Salvini dhe moderatores Elisa Isoardi ka mbaruar përfundimisht. Prej disa javësh çifti i famshëm italian po përflitej për ndarjen, por ata nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot.

Ishte Elisa ajo që mëngesin e sotëm vendosi të tregonte se lidhja me ministrin kishte përfunduar, duke postuar një foto intime me të dhe duke i dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Nuk mungoi ajo që i dhamë njëri-tjetrit, por ajo që duhet të jepnim. Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ishte. Falemiderit Matteo” – shkruan moderatorja në postimin e saj.

Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës.

“Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të, ajo është gruaja e jetës sime” – kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.