Prej 3 vitesh të ndarë, por Cozman sapo e ngacmoi publikisht Tunën (FOTO) – AlpeGossip
Prej 3 vitesh të ndarë, por Cozman sapo e ngacmoi publikisht Tunën (FOTO)

Prej 3 vitesh të ndarë, por Cozman sapo e ngacmoi publikisht Tunën (FOTO)

Ata u ndanë 3 vjet më parë, në vitin 2015, duke i dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare. Por Cozman duket se nuk e ka harruar ende Tunën, pasi së fundi ka publikuar një foto që na bën të dyshojmë.

Bëhet fjalë për mikrofonin e famshëm me emrin e tij, që ia ka dhuruar Tuna kur Cozman kishte ditëlindjen në 3 gusht 2015. Në atë kohë, Tuna publikoi në profilin e saj në Instagram dhuratën për të dashurin e saj.

Pikërisht 3 vjet më pas, Cozman ka publikuar foton e mikrofonit, ndoshta për të kujtuar Tunën se ende mendon për të dhe kohën kur ishin bashkë.

Nuk e dimë sesi do të reagojë Tuna pas këtij ngacmimi. Këngëtarja e njohur shqiptare, që pas sjelljes në jetë të djalit të saj dhe martesës me Patris Berishën, është shkëputur tërësisht nga karriera muzikore. Megjithatë ajo ka paralajmëruar rikthimin i cili do të ndodhë shumë shpejt.