KEJVINA "BRAKTIS XING ME ERMALIN"/ Rrëfen live arsyen pse po largohet (VIDEO) - AlpeGossip
KEJVINA “BRAKTIS XING ME ERMALIN”/ Rrëfen live arsyen pse po largohet (VIDEO)

KEJVINA “BRAKTIS XING ME ERMALIN”/ Rrëfen live arsyen pse po largohet (VIDEO)

Prej disa ditësh në mediat online përflitet lajmi se Kejvina Kthella do të largohet nga emisioni “Xing me Ermalin”. Thashethemet dhe aludimet për arsyet kanë qenë të shumta. Në fakt, largimi i Kejvinës nga Xing është tashmë zyrtar. Këtë e ka konfirmuar mbrëmjen e sotme edhe vetë drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi.

Ai tha se sot është puntata e fundit që Kejvina do të jetë pjesë e emisionit. Kejvina Kthella ka qenë pjesë e “Xing me Ermalin” në Tv Klan që prej Tetorit të vitit 2017, ku ka bërë “pyetjet me spec” për të gjithë të ftuarit.

Ermal Mamaqi: Sot ka diçka që më gërryen nga brenda dhe e ndjej si dhimbje shpirtërore edhe fizike. Është një dhimbje që mund të krahasohet me atë të lindjes së një fëmije. Tragjedia ka ndodhur dhe ka goditur rrënjët e emisionit tonë. Kejvina janë të vërteta ato që thuhen lart e poshtë, që ti do ikësh në Itali?

Kejvina Kthella: Po unë kam ikur gjithmonë në Itali…

Ermal Mamaqi: Po, por që nuk do të kthehesh më në “Xing”.

Kejvina Kthella: Po të iki një herë, pastaj shohim.

Ermal Mamaqi: Qenka e vërtetë…

Kejvina Kthella: Edhe unë duhet të ndjek ëndrrat e mia.

Ermal Mamaqi: Unë të kam rritur me këto duar, nuk më besohet që do ikësh dhe s’do jesh më mes nesh. Sot është hera e fundit që ne do ta kemi Kejvinën në emision si të punësuar sepse si e ftuar do jetë herë pas here. E sigurt që do ikësh?

Kejvina Kthella: Po e sigurt.