Është bosse, por këngëtarja shqiptare e lë makinën zhul, fansat e flliqin keq (FOTO) – AlpeGossip
Është bosse, por këngëtarja shqiptare e lë makinën zhul, fansat e flliqin keq (FOTO)

Është bosse, por këngëtarja shqiptare e lë makinën zhul, fansat e flliqin keq (FOTO)

Ajo komentohet shumë për jetën e saj luksoze, veshjet e shtrenjta, udhëtimet në parajsat turistike dhe është ndër më të ndjekurat në “Instagram”.

Bëhet fjalë për Morena Tarakun, këngëtarja e cila i ndërron makinat shpesh, por edhe si duket harron ose nuk ka kohë t’i çojë t’i lajë.

Fansat këtë herë i kanë shkruar këngëtares në xhamin e makinës së saj luksoze të mbuluar nga pluhuri: “Laje Morena”.

“Ehhh di”, shkruan Morena dhe një emoji të mërzitur për këtë fakt.

Sa i përket anës profesionale, rikujtojmë që Morena do të sjellë këtë vit 4 këngë të reja, pas një pauze të gjatë në muzikë.