Letra surprizuese që mori Rita Ora në Tiranë: ‘Behu zëri i fëmijëve që vuajnë’ (FOTO) – AlpeGossip
Letra surprizuese që mori Rita Ora në Tiranë: ‘Behu zëri i fëmijëve që vuajnë’ (FOTO)

Letra surprizuese që mori Rita Ora në Tiranë: ‘Behu zëri i fëmijëve që vuajnë’ (FOTO)

Rita Ora pak momente pasi ka marrë Çelësin e Qytetit nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është takuar me një grup nxënësish të klasës së pestë të një shkolle ndërkombëtare në kryeqytet. Fëmijët për pak momente kanë bashkëbiseduar me këngëtaren e famshme dhe i kanë dhënë një letër të shkruar në anglisht nga ku i sygjerojnë Rita Orës të behët një zë i fuqishëm në mbrojtje të drejtave të fëmijëve.

Rita Ora ka mbetur e surprizuar nga teksti i kësaj letre duke e mirëpritur atë, madje kur ka dalë nga Bashkia më krye bashkiakun Velija, duke ngritur dorën mbante shtrënguar dhe ka përshëndetur fansat.

Report TV ka siguruar një kopje të kësaj letre që përmban një mesazh të fortë dhe shumë aktual për situatën e fëmijëve në botë të mbërthyer nga konfliktet dhe trokasin në dyert e Europës për t’i shpëtuar vuajtjeve të pafundme dhe bashkohet me mendimin e fëmijëve se çdo person i fuqishëm në art, politikë e më gjerë mund të bëjë shumë pë të sensibilizuar e mbrojtur të drejtat e fë mijëve.

Teksi i plotë i letrës.

“E dashur Rira Ora
ju jeni shumë e rëndësishme.
Këngët e tua më inspirojnë për ndjekur ëndrrat e mia. Ju jeni një këngëtare e talentuar.
Siç edhe ju mund ta dini, nga e gjithë bota ka fëmijë të cilët kanë emigruar si pasojë e varfërisë, luftërat etj.
Në disa raste vendet nuk i lejojnë ata të qendrojne. Kjo është shumë e vështirë për ata sepse kjo bën që fëmijët të mos të kenë një vend ku të jetojnë.
Kështu, të lutemi nëse mundeni sa herë që të flisni me udhëheqësit e plot pushtetshëm të botës t’ua kujtoni atyre situatën e vështirë të shumë fëmijëve.
Ata kanë nevojë të ndihmohen. Fëmijët gjithmonë duhet të trajtohen si të barabartë pavarësisht racës, gjnisë apo besimit”.