VIDEO/ Pedagogia e njohur tregon planet për martesë me Dikun pas lidhjes 3-vjeçare – AlpeGossip
VIDEO/ Pedagogia e njohur tregon planet për martesë me Dikun pas lidhjes 3-vjeçare

VIDEO/ Pedagogia e njohur tregon planet për martesë me Dikun pas lidhjes 3-vjeçare

Silva Baltadori është një sipërmarrëse dhe një figurë e njohur e ekraneve e cila gjithmonë ka spikatur për opinionet e saj.

Por, pavarësisht karrierës së ndërtuar këtu, ajo zgjodhi dashurinë. Prej disa vitesh ajo jeton mes Shqipërisë dhe Holandës, për shkak të lidhjes së dashurisë me Dikun.

Baltadori ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, ku rrëfeu bashkëjetesën 2-vjeçare dhe jetën në Amsterdam.

“Fillimi ishte i vështirë për shkak të pozicionit tim si nënë, si ish-bashkëshorte dhe si shqiptare. Unë kam udhëtuar në të gjithë botën për arsye të ndryshme, por kjo e Amsterdamit ishte një vajtje pa kthim. Unë do të vij në Shqipëri, por për vizita.

Së shpejti unë dhe Diku do të martohemi, do të bëjmë një party në Shqipëri dhe një në Amsterdam. Diku nuk është martuar asnjëherë, për mua është martesa e dytë, por padyshim që do ta vesh sërish fustanin e bardhë sipas traditave. Nëna e Dikut është pak sëmurë fatkeqësisht dhe kërkon me këmbëngulje të shohë të birin dhëndër dhe besoj para Viti të Ri do ta bëjmë dasmën”, tha Baltadori.