PAS U PËRFOL PËR SHTATËZËNI/ Marina Vjollca zbulon kur do kthehet në ekran (FOTO) – AlpeGossip
PAS U PËRFOL PËR SHTATËZËNI/ Marina Vjollca zbulon kur do kthehet në ekran (FOTO)

PAS U PËRFOL PËR SHTATËZËNI/ Marina Vjollca zbulon kur do kthehet në ekran (FOTO)

Pas mbarimit të emisionit “C’est la vie”, të gjithë e kemi ndjerë mungesën e Marina Vjollcës në ekran. Moderatorja e njohur ka bërë një pauzë të gjatë dhe ka qëndruar e heshtur gjatë gjithë kësaj kohe. Në media është përfolur shumë për të, megjithatë Marina nuk ka preferuar të flasë. Së fundmi, bukuroshja e ekranit ka zbuluar se do të kthehet shumë shpejt por nuk ka dhënë detaje. Gazetari Eraldo Rexho ka publikuar një ‘Instastory’ dhe në të dëgjohet duke e pyetur Marinën: ‘Kur do kthehesh në televizion?’. “Shumë shpejt”, përgjigjet Marina me zë të ulët.

Tani na mbetet të presim çfarë surprizash ka përgatitur ajo për këtë rikthim të saj, që me siguri duhet të jetë i bujshëm.