“DO SHUMË KOHË”/ Kate Middleton zbulon detajet e rritjes së Princ Louis – AlpeGossip
“DO SHUMË KOHË”/ Kate Middleton zbulon detajet e rritjes së Princ Louis

“DO SHUMË KOHË”/ Kate Middleton zbulon detajet e rritjes së Princ Louis

Princ William dhe Kate Middleton duket se po kalojnë një kohë tepër të ngarkuar këtë periudhë. Përveç angazhimeve të tyre nga pallati mbretëror, dyshja ka pohuar se djali më i vogël i tyre, Louis, është duke i marrë shumë kohë dhe duke i lodhur shumë. 1-vjeçari është duke hedhur hapat e parë dhe gjatë gjithë kohës kërkon vëmendjen maksimale të William dhe Kate.

Çifti mbretëror ka shtuar gjithashtu se Louis është një fëmijë shumë aktiv, ndonëse është ende shumë i vogël. Kujtojmë se Middleton dhe William kanë qenë dhe në udhëtime të ndryshme për shkak të pallatit ‘Kensington’. Kjo ishte dhe shkaku pse ata vonuan të takonin pjesëtarin më të ri të familjes, Archie-n.