I jep zgjidhje problemeve me të atin/ Meghan Markle merr vendimin e papritur (FOTO) – AlpeGossip
I jep zgjidhje problemeve me të atin/ Meghan Markle merr vendimin e papritur (FOTO)

I jep zgjidhje problemeve me të atin/ Meghan Markle merr vendimin e papritur (FOTO)

Meghan Markle po planifikon të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u takuar me të atin. Sipas burimeve për “The Mirror”, Dukesha e Sussex do të jetë e vetme në këtë udhëtim sekret, për t’i dhënë fund njëherë e mirë zhurmës së madhe mediatike.

74-vjeçari është shprehur entuziast për takimin dhe se fundin e muajit gusht do t’ia dedikojë tërësisht së bijës.

Ky do të jetë takimi i parë i ish-aktores me të atin, pas dasmën mbretërore të organizuar në maj, në të cilën Thomas nuk mori pjesë si pasojë e skandalit që krijoi me median. Ai u shpreh se doktorët nuk e kanë lejuar të udhëtojë me avion, pas problemeve me zemrën.

Ndërsa miqtë e Meghan shprehen se Dukesha e Sussex është e dëshpëruar për përmasat që mori kjo situatë dhe nuk di sesi të veprojë. Sakaq, Thomas shprehet se nuk do të reshtë së foluri me median derisa e bija ta kontaktojë.