Mbase nuk e dini por këta 5 yje shqiptarë publikuan këngët në të njëtën kohë: fundjavën e kaluar! (VIDEO) - AlpeGossip
Mbase nuk e dini por këta 5 yje shqiptarë publikuan këngët në të njëtën kohë: fundjavën e kaluar! (VIDEO)

Mbase nuk e dini por këta 5 yje shqiptarë publikuan këngët në të njëtën kohë: fundjavën e kaluar! (VIDEO)

Kjo fundjavë ka qenë më e nxhetë se kurrë, dhe kjo vetëm për rritjen e temepraturave, por për sgkak të rpoduksioneve të reja muzikore shqiptare. Këngëtarët më në zë të momentint kanë laçuar projektet e tyre mzuikore që priten të kthehen n ëhite për këtë verë duke qenë se janë edhe shumë verore. Se cilët kanë qenë këto këngë, i zbulojmë tani:

1. Dani ft. Yll Limani – S’ka dashni
Ylli Limani një ndër këngëtarët më të mirë të momentit, njihet për baladat e tij të dashurisë. Këtë fundjavë këngëtari Dani dhe Ylli Limani sollën bashkëpunimin e tyre me këngën “S’ka dashni”, një baladë dashurie me ritme verore. Në tekst, të dy i këndojnë humbjes së dashurisë. “Si jeton ti larg/ Se unë jetoj me gjysmë jetë/ Lumturinë e ndanim bashkë/ E tash veç dhimbja më ka mbet’”, këndon artisti i ri. Por vetëm pak ditë më parë, Ylli sollli një tjetër këngë, “A ja ka vlejt”, ku i drejtohej dashurisë së zemrës kështu: “Kallxom a ja ka vlejt që ma nuk jena bashk’…” Artisti i talentuar ka preferuar që përgjithësisht t’i qëndrojë besnik baladave të ndjera. Përmendim këtu këngën “Shiu”, me të cilën mori pjesë ne Festivalin e 55-të në RTSH, por edhe këngë të tjera si “I thash asaj”. Baladat e kushtuara dikujt ose thjesht të rastësishme, janë pika më e fortë në karrierën e momentit të artistit që po premton shumë.

2. Ronela Hajati – Maje Men
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka sjellë projektin më të ri muzikor ‘Maje men’, klipi i së cilit është tepër interesant. Duket si perëndesha e xhunglës që i këndon dashurisë së zemrës. Këngëtarja është kujdesur vetë për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge ritmike. Në një pjesë të tekstit, ajo thotë vazhdimisht: Mami më ndihmo, unë e dua! Nuk dihet nëse është dedikim por pritet që ky të jetë suksesi i rradhës për të. Kishte disa kohë që ajo po punonte për këtë këngë për të cilën ka thënë se ka qëndruar tre javë pa gjumë nga puna e gjatë. Nuk ka munguar kërcimi ritmik dhe skenat e nxehta që karakterizojnë energjinë e saj.

3. Alban Skënderaj ft. DJ Sardi – Imagjino
Dje është lançuar bashkëpunimi mes kantuatorit të famshëm Alban Skënderaj dhe DJ Sardit, të cilin kishin ditë që e kishin njoftuar. “Imagjino” titullohet kënga që të dy kanë sjellë këtë të diel. Teksti i shkruar nga Alban Skënderaj të jep përshtyjpjen në fillim që kënga i dedikohet dashurisë për partnerin, por duke humbur më tej në vargjet e këngës kupton që dashuria e artistëve mban emrin: muzikë. Pra kënga “Imagjino” është dedikim për muzikën, e cila është e pranishme gjithmonë me ne. Këtë kanë dashur edhe ata për të na thënë nëprmjet këngës së tyre. “Imagjino, sa gri do ishte jeta pa muzike”. Një këngë shumë ritmike dhe energjike nga Alban Skendëraj dhe DJ Sardi që padyshim do të bëhet hiti i kësaj verës. Ky është bashkëpunimi i parë mes tyre, por ne shpresojmë që të mos jetë i fundit pasi bëjnë një dyshe fantastike. Gjithashtu ajo çfarë vlen të përmendet tjetër në këtë bashkëpunim është edhe videoklipi shumë interesant me doza ‘vintage’, ku protagonistë të klipit janë bërë njerëzit më të thjeshtë duke filluar nga një punonjëse në një fast food, pastiçeri, rropaqepëse, polic, dentiste apo dhe fëmijë. Kjo e gjitha për të përçuar se muzika është aty për të gjithë.

4. Dren Abazi – Déjà vu
Dren Abazi e ka publikuar këngën e re, “Deja Vu”, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale. Vetë këngëtari është kujdesur për muzikën dhe e ka shkruar tekstin e kësaj kënge. Samer Agolli është mjeshtër i incizimit dhe e ka bërë miksimin e këngës, e cila është incizuar në Red Room Records. Një kënëgë që i këndohet dashurisë, të cilët dy të dashuruarit nuk janë bashkë. Interesantja e këtij klipi është edhe pjesëmarrja e Evi Recit, ku e shohim edhe në rolin e aktores e cila e realizoi shumë mirë. Duhet t’i themi Evit që t’i futet seriozisht aktrimit.

5. Adrian Gaxha ft Onat – Lujmi zemër
Këngëtari Adrian Gaxha në bashkëpunim me reperin Onat, kanë publikuar këngën “Lujmi zemër”këtë të premte. “Lujmi zemër” është ripërpunim i këngës së njohur popullore. Veçantia e projektit është edhe videoklipi i mbushur me skena qesharake.