“Hidh njëra, prit tjetra”! Njihuni me VIP-et e showbizit që “sulmohen” publikisht. Nga Eva Murati deri tek… (FOTO) – AlpeGossip
“Hidh njëra, prit tjetra”! Njihuni me VIP-et e showbizit që “sulmohen” publikisht. Nga Eva Murati deri tek… (FOTO)

“Hidh njëra, prit tjetra”! Njihuni me VIP-et e showbizit që “sulmohen” publikisht. Nga Eva Murati deri tek… (FOTO)

Shfaqen si vajza të kulturuara dhe plot finesë, kur vjen puna për sherre femrat e showbizit “përveshin mëngët”.

Ka nga ato që sta mbushin syrin si grindavece por ja që janë. Mjafton një kunj nga njëra për të shpërthyer në ofendime e fyerje.

Dhe nëse jeni duke menduar se kush janë këto vajza, po ju themi nja dy emra në fillim. Eva Murati ka filluar së fundmi të kritikoj dhe mos të pëlqej shumë nga vajzat e tjera të ekranit. Gazetarja Dasara gjithashtu është një prej personazheve të cilat bëjnë shpesh debate në rrjete sociale me vajza të tjera të showbizit. Enca, Egla Harxhi e të tjera si këto, më poshtë do ju tregojmë disa nga “debatet” e tyre që në të vërtetë nuk kanë asnjëlloj kuptimi.

 

Fjolla Morina dhe Adelina Ismaili
Sherri mes dy vajzave nisi pas deklaratës së Adelinës, e cila u shpreh në një intervistë pa përmendur emra se showbiz-i aktual shqiptar është i zhytur në prostitucion dhe pastrim parash. Fjolla Morina ka reaguar ashpër pas kësaj deklarate, duke thënë se Adelina ka qenë e para që e ka shndërruar skenën e estradës në këtë gjendje.

Dasara Karaiskaj dhe Egla Harxhi
Sherri mes gazetares Dasara Karaiskaj dhe modeles Egla Harxhi, ka ardhur pasi Dasara është shprehur se Egla sjell një “shthurje” në shoqërinë shqiptare. Elga iu kundërpërgjigj duke thënë se do e çonte çështjen në gjykatë pasi gazetarja e ka sulmuar. Debati mes vajzave është ndezur sërish kur Egla ishte e ftuar në “Zonë e Lirë”, dhe e pyetur për Dasarën, modelja është shprehur se nuk ja vlen të flasë për të. Nga ana tjetër Dasara, ka shkruar në rrjetet sociale “Sa intelektuhale është kjo vajzë”.

Roza Lati dhe Aurela Hoxha

Gjithçka nisi me një koment nga ana e moderatores Lati për pamjen e jashtme të sipërmarrëses dhe modeles Aurela Hoha. E ftuar në ‘Da’Sara’ ajo tha: ‘Aurela do ketë patur frikë të vijë sepse nuk është reale. Reale nga personaliteti, se nga pamja e dimë që nuk është”. Kjo vazhdoi me faktin që Roza i përmendi të dashurin Aurelës që sipas saj e çonte me pushime në Maldive dhe Tajlandë, por pas kësaj Hoxha vendosi ta injorojë e ta linin me aq.

Eva Murati Rike Roci

Pas këtij postimi ka reaguar moderatorja e njohur Eva Murati, e cila ka publikuar foton e Klopp në Insta Story e përbri saj shkruan: “Nuk di ta marr për kompliment apo…”

Duket se kjo gjë nuk i ka shpëtuar Rike Roçit. E cila ka publikuar një Insta Story ku i drejtohet moderatores:

Ti themi shoqes E.M të Tringut (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marri atë foton time që ka publikuar në Storyn e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”.  Mirë po nuk ishte vetëm Rikja që bëri sikur nuk e njihte Evën, dhe Eva sot sqaroi se nuk kishte asgjë personale me vajzën, madje as nuk e njihte. Të jetë e vërtetë vallë?!

Reperet shqitare: Rina, Tayna, Baby G

Së fundmi reperet shqiptare duket se nuk i kanë mjaft të mira marrëdhëniet me njëra-tjetrën. Fakti që Rina Balaj e quajti veten Mami i repit, nuk i ka pëlqyer aspak Tayna-s dhe Baby G-s.
“U bënë shumë reperka po këto e dinë kush është mami.”- thotë Rina në këngën e re ‘Mami’.

“E si t’më nijn mu, as ty mo nuk t’knohet. Kush është mami”, ja ka kthyer Tayna Rinës në këngën e re që titullohet ‘Shqipe’.

Mirëpo edhe Baby G nëpërmjet një postimi në Instagram ka treguar se ajo është ‘Mami’ e vërtetë. Në foton e fundit ajo ka shkruar për Rinën “Klikimet e rreme të bëjnë të lumtur? Po unë kam turmën gjithmonë. Ku je ti mami?”.

Enca dhe Dorina Mema

Sherri mes tyre ka nisur në 2016-ën pasi Dorina Mema fitoi ‘DWTS’. Gjatë një interviste ajo tha që “donte ta priste me gërshërë Encën” për shkak të peshës. “Më fal, nuk promovoj njerëz budallenj dhe të mërzitshëm falas. Kërko për famë diku tjetër” u përgjigj Enca në Sapchat.

Ronela Hajati dhe Samanta Karavella

Dy këngëtaret ishin shoqe të ngushta dhe krejt papritur u larguan nga njëra-tjetra. E pyetur në një intervistë, Ronela tha në atë që u duk si ironi, që Samanta është vajzë shumë e mirë dhe s’ka asgjë me të. Por tashmë mendohet se kohët e fundit ato janë pajtuar pasi Ronela postoi një video në ‘InstaStory’ duke kënduar këngën e Samantës ‘Zemrën maje’.

Dasara nuk ka sherre vetëm me Eglën. Ajo ka bërë një debat të madh me Encën dhe motrën e saj ku ajo deklaroi se organin femëror do ta quanim Enca, ndërsa ato iu kthyhen se kur të vyshkej do ta quanin Dasara.

Gjithashtu një debat i madh ku u përfshi sërish Dasara Roza Lati dhe ish banorja e BB Gerta Shino u zhvillua dhe për një pastruese. Ku u komentua se gazetarja dhe Roza ishin sjellë keq ndaj saj. Më pas sherri mori dhenë dhe vajzat vazhduan të sulmonin njëra tjetrën nga rrjetet sociale.

Përgatiti AlpeNews.al