Pak ditë më parë Luana Vjollca tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një foto ku shfaqej duke pozuar në Maldive, me rroba banjo të zeza dhe në super formë.
Me pas të gjithë i habiti fakti që ajo u bë xheloze për pushimet e Marinës dhe Getoarit duke qenë se mendonim që ishte në Maldive. “O po boll o boll se na e nxive jetën”, komentonte Luana në foton e Getoarit.
Ditën e sotme këngëtarja ka zbuluar se në fakt ajo gjithë këtë kohë ka qenë në Prishtinë duke punuar për këngën e re.
“E vërteta është se këto kanë qenë Maldivet e mia së fundmi”, shkruan Luana duke treguar se vendndodhja e saj këto ditë ka qenë studio muzikore.
Siç duket foto e postuar pak ditë më parë është realizuar në shkurt të këtij viti kur Luana shkoi me pushime në Maldive me Krenarin.