NË PRITJE TË ËMBËL/ Modelja e njohur zbulon gjininë e bebes – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Modelja e njohur zbulon gjininë e bebes

NË PRITJE TË ËMBËL/ Modelja e njohur zbulon gjininë e bebes

Modelja e njohur Kristina Baki ka ndarë në ditën e 8 marsit lajmin se është në pritje të ëmbël.

Me barkun e rrumbullakosur dhe me disa foto ajo ka zbuluar se ishte në javën e 30-të të shtatzanisë. Ndërsa gjatë ditës së sotme ajo ka zbuluar gjininë e fëmijës, duke treguar se është në pritje të një vajze.

“Duke rritur një princeshë”, ka shkruar ajo në fotoalbunin e postuar së fundmi në Instagramin e saj

Ajo u shfaq tejet e bukur dhe me poza si modele në fotot e postuara dhe menjëherë ka mbledhur shumë pëlqime dhe komente nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët e urojnë për lajmin e ëmbël.

 

Ndërkohë  sa i përket të  dashurit të  saj ajo nuk e ka bërë  të  njohur identitetin. Mirëpo nuk kanë  munguar fotografitë  nga çifti, ku në  gusht të  2021 treguan se janë  mjaft të  dashuruar e të  lumtur gjatë  pushimeve.

Modelja sa i përket jetës private ka qenë  shumë  hermetike, por bëhet e ditur se ajo dhe i dashuri janë  bashkë  prej shumë  kohësh.