ÇFARË NDODHI? Elvana Gjata është përballur me të njëjtin incident në koncert si Melinda, reagimi i këngëtares bëhet viral – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Elvana Gjata është përballur me të njëjtin incident në koncert si Melinda, reagimi i këngëtares bëhet viral

ÇFARË NDODHI? Elvana Gjata është përballur me të njëjtin incident në koncert si Melinda, reagimi i këngëtares bëhet viral

Bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, e cila teksa po performonte në një koncert kaloi një incident që e menaxhoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Gjatë performancës së saj, një fans e tërheq nga krahu dhe menjëherë ndërhyn truproja e saj. Por pasi ajo vuri re ndërhyrjen e stafit të saj, u kthye për të larguar truprojën duke e kaluar me sportivitet situatën.

VIDEO
Ky reagim i këngëtares është krahasuar nga fansat e saj me atë të reperes Melinda Ademi, e cila pak kohë mëparë pati një situatë të ngjashme.

Një fans e tërhoqi reperen nga këmba e më pas nga krahu duke mos e lëshuar. Duket se ky gjest ka nervozuar dhe trembur jo pak artisten e cila reagon ndaj tij e revoltuar. Më pas ajo ka kërkuar edhe ndihmën e truprojave, dhe nga ana e menaxheri të saj, ka pasur një reagim të ashpër ku në një video duket se po ushtron dhunë fizike ndaj personit.

Fansat e Elvana Gjatës kanë bërë krahasimin mes saj dhe Melinda Ademit përmes komenteve:

Megjithatë kujtojmë se reperja Melinda Ademi bëri një reagim gjatë ditës së sotme ku shprehu se ishte shumë e frikësuar në ato momente duke i kërkuar ndjesë publike fansit të saj.