Aktorit shqiptar nuk i del INATI me të gjithë ata që kritikuan protestuesit në Kukës: Po këta nga janë…?! (FOTO) – AlpeGossip
Aktorit shqiptar nuk i del INATI me të gjithë ata që kritikuan protestuesit në Kukës: Po këta nga janë…?! (FOTO)

Aktorit shqiptar nuk i del INATI me të gjithë ata që kritikuan protestuesit në Kukës: Po këta nga janë…?! (FOTO)

Protesta e ndodhur të shtunën e kaluar në Rrugën e Kombit nga banorët e Kukësit të cilët nuk pranonin vënien e taksës për rrugën, mori përmasa ndërkombëtare. Kishte nga ata që e mbështesnin veprimin e tyre por edhe nga ata që e kritikuan dhunën e ushtruar prej qytetarëve ndaj objekteve dhe policëve.

Shumë personazhe publikë shqiptarë i dolën në mbështetje popullit kuksian me moton: Sot edhe unë jam nga Kukësi. Njëri ndër mbështetësit e tyre është edhe aktori dhe moderatori i emisionit ‘Stop’, Gentian Zenelaj. Ai ua mbyll gojën njëherë e mirë të gjithë kritikëve duke publikuar një video ku tregohet një ngjarje e njëjtë me atë të ndodhur në Rrugën e Kombit, por këtë herë në Honduras , ku protestuesit kanë vepruar në të njëjtën mënyrë.