VICTORIA DHE DAVID TË DASHURUAR SI KURRË MË PARË/ Shijojnë pushimet familjare në Miami (FOTO) – AlpeGossip
VICTORIA DHE DAVID TË DASHURUAR SI KURRË MË PARË/ Shijojnë pushimet familjare në Miami (FOTO)

VICTORIA DHE DAVID TË DASHURUAR SI KURRË MË PARË/ Shijojnë pushimet familjare në Miami (FOTO)

Victoria dhe David Beckham kanë vendosur që për pak ditë të lënë çdo punë dhe t’i dedikohen njëri-tjetrit dhe fëmijëve. E gjithë familja ka nisur pushimet në Miami dhe nga fotot e publikuara duket se ata po i shijojnë shumë ditët e qëndrimit atje. Romeo Beckham ka publikuar një foto nga ambienti i jashtëm i shtëpisë në të cilën po qëndrojnë dhe në cep duken edhe Victoria me David. Çifti i njohur shfaqen shumë të dashuruar dhe të afërt me njëri-tjetrin duke kaluar kohën në pishinë.

View this post on Instagram

Fun in Miami ♥️😂 @victoriabeckham @davidbeckham

A post shared by ROMEO (@romeobeckham) on

Edhe vetë Victoria ka publikuar në rrjete sociale video të ndryshme nga Miami dhe në njërën prej tyre shihet duke u mbështetur në krahët e partnerit të saj.

 

Stilistja e njohur pak kohë më parë refuzoi të ribashkohej me grupin muzikor “Spice Girls” për t’u fokusuar më shumë tek industria e modës dhe tek familja e saj. Këto kohë nuk kanë qenë aspak të qeta për familjen e saj, sidomos për djalin e madh, Brooklyn Beckham, i cili është shfaqur shpeshherë në publik duke u zënë me të dashurën e tij Hanna Cross. Për këtë arsye këto pushime me siguri do të jenë shumë të vlefshme jo vetëm për qetësinë e Brooklyn, por për të gjithë familjen.