Era Istrefi nuk ndalet/ Këngëtarja shqiptare nominohet për çmimin e madh ndërkombëtar (FOTO) – AlpeGossip
Era Istrefi nuk ndalet/ Këngëtarja shqiptare nominohet për çmimin e madh ndërkombëtar (FOTO)

Era Istrefi nuk ndalet/ Këngëtarja shqiptare nominohet për çmimin e madh ndërkombëtar (FOTO)

Viti 2018 ka qenë padyshim një ndër më të suksesshmit për këngëtaren shqiptare Era Istrefi. Performanca e saj në finalen e Kupës së Botës, përkrahë Nicky Jam dhe Will Smith na bëri të gjithëve krenarë dhe na dha një arsye më shumë për të ndjekur këtë kompeticion.

Mirëpo sukseset e Erës në arenën ndërkombëtare nuk kanë fund dhe këngëtarja shqiptare po na bën sërish krenarë. Ajo është shpallur si e nominuar për çmimet “BreakTudo Awards 2018” në kategorinë e “International New Artist” (Artisiti i ri ndërkombëtar), ku marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Konkurrimi i Erës në këtë kategori është bërë publik edhe në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, ku njoftohet se votimet zgjasin deri në datën 15 tetor.

Të gjithë ne mund të bashkohemi në suksesin e Erës duke e mbështetur dhe duke dhënë votën tonë këtu.