Getoari dhe Marina Vjollca ”arratisen”/ Cili është destinacioni i çiftit? (FOTO) – AlpeGossip
Getoari dhe Marina Vjollca ”arratisen”/  Cili është destinacioni i çiftit? (FOTO)

Getoari dhe Marina Vjollca ”arratisen”/ Cili është destinacioni i çiftit? (FOTO)

Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi verën e kaluar i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave. E ata tani po jetojnë një romancë të lumtur dhe kjo duket fare mirë në postimet e tyre në rrjetet sociale e jo vetëm. Marina ka qenë pushim, por për Getoarin ka qënë një sezon shumë i ngarkuar me koncerte. Mirëpo pas mbylljes së sezonit nevojiten disa ditë relaksuese larg gjithçkaje.

Nuk kanë pritur shumë ditë dhe janë nisur për pushime. Të dy Marina dhe Geti kanë publikuar foto të largimit nga Shqipëria për disa ditë. Destinacioni i tyre akoma nuk është zbuluar dhe të gjithë sy e vesh për të parë postimet e rradhës të çiftit simpatik.