Florjan Binaj: Ajo më ka bërë të përjetoj shumë, rrija e shihja dhe i thoja ku ke qenë më parë… (FOTO) – AlpeGossip
Florjan Binaj: Ajo më ka bërë të përjetoj shumë, rrija e shihja dhe i thoja ku ke qenë më parë… (FOTO)

Florjan Binaj: Ajo më ka bërë të përjetoj shumë, rrija e shihja dhe i thoja ku ke qenë më parë… (FOTO)

I ftuar në “Ditë e Re” aktori i “Portokallisë” Florjan Binaj foli fillimisht për familjen e tij. Edhe pse kanë kaluar disa vite që kur është bërë baba për herë të parë, ndjesitë e asaj here nuk i krahason me ardhjen e fëmijës së dytë.

“Kur bëhesh me fëmijë kupton që nuk ka gjë më të bukur në jetë. Sidomos me vajzës e kam përjetuar jashtëmase bukur. Rrija e shihja dhe i thoja: Ku ke qenë më parë”, tha ai.

Me një jetë aktive profesionale, pak kohë i mbetet për familjen, por gjithsesi e shfrytëzon atë për të luajtur me të dy fëmijët duke e shndërruar shtëpinë në kënd lojërash. “Unë përpiqem të jem një baba i mirë. Të jem shumë prezent, por puna nuk më lë sumë kohë, përpiqem që të krijoj shumë lojëra me fëmijët në shtëpi. Ata vdesin kur vij unë sepse duan që të lozim bashkë”, e mbylli Flori rrëmin
për familjen.