Mozzik dhe Loredana, vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Hana. Që nga ai moment ato u fokusuan pas prindërimit dhe vazhdimisht postojnë në rrjete sociale çaste familjare me të bijën.
Para pak ditësh, Loredana tregoi se ka bërë një tatuazh gjigant në krah për të bijën, ku me shkronja kapitale lexon ‘HANA.’ Mirëpo, ajo nuk ka ndërmend të ndalet me kaq përsa iu përket dedikimeve për Hanën.
Së fundmi reperja lajmëroi se ka gati këngën e re me reperin e njohur Mero i cili është shumë i suksesshëm edhe pse vetëm 19 vjeç.
Sipas një postimi në Instastory nga ana e Loredanës, kënga e re është një dedikim për të bijën. Ajo postoi një video ku dëgjohej një sekuencë e këngës dhe si mbishkrim shkruan “Hana Mama.”