ÇFARË NDODHI? Luizi nxehet me Kiarën dhe e shtyn: Më lër rehat moj burrneshë… – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Luizi nxehet me Kiarën dhe e shtyn: Më lër rehat moj burrneshë…

ÇFARË NDODHI? Luizi nxehet me Kiarën dhe e shtyn: Më lër rehat moj burrneshë…

Maestro i ka prerë totalisht marrëdhëniet me Luizin dhe ndonëse janë në një shtëpi ata as nuk komunikojnë më. Fakti që dy njerëzit më të dashur për Kiarën brenda shtëpisë po zihen, kjo e bën atë të shqetësohet.

Luizi po debatonte me banorët për marrëdhënien e tij me Maestron dhe në një moment ndërhyn Kiara. “Më lër rehat moj burrneshë!” i kthehet Luizi teksa e shtyn pak në nerva e sipër.

Pas kësaj Kiara i thotë Luizit dhe banorëve që është e shqetësuar, pasi dy njerëzit që ajo do më shumë aty brenda po zihen me njeri-tjetrin. Më pas Kiara merr Luizin jashtë dhe diskutojnë për çfarë ndodhi.

“Ti nuk njeh limite. Të kërkon tjetri ndjesë vazhdo ik përpara. Ke 10 banorë të tjerë për t’u marrë. Unë nuk e besova çfarë ndodhi, vetëm kur e pashë të dridhet. Kur e sheh në atë pikë ndalo!”, i tha Kiara-Luizit.

Pas disa debateve dhe ofendimeve të ditës së djeshme maestroja ka dalë para banorëve dhe ka kërkuar solidarizim kundër ofendimeve, sharjeve dhe bullizmit që po ndodh në shtëpi. Pa përcaktuar emrin e Luizit duket se inatin e ka pasur me të.

Gjithsesi banorët kanë qenë dakord të luftojnë ofendimet, por nuk e besojnë fjalimin e Armaldos pasi deri dje ai dhe Luizi kanë qenë bashkë, kanë ofenduar të dy dhe kanë qeshur së bashku. Luizi dje i ka kërkuar falje për të gjitha ofendimet e thëna dhe i ka premtuar se tashmë e tutje ai nuk ekziston më në atë shtëpi. Kjo duhet ta ketë prekur Armaldon i cili deri dje qeshte pafund me të.