PËR SEZONIN E PRANVERËS/ 4 kombinime ngjyrash që nuk duhet ti harroni kurrë - AlpeGossip
PËR SEZONIN E PRANVERËS/ 4 kombinime ngjyrash që nuk duhet ti harroni kurrë

PËR SEZONIN E PRANVERËS/ 4 kombinime ngjyrash që nuk duhet ti harroni kurrë

Në pranverë, edhe ata që janë betuar për të mos hequr dorë kurrë nga ngjyra e zezë, tundohen për të eksperimentuar me ndonjë ngjyrë më të çelur, aq më tepër kur i shohin që duken aq bukur nëpër vitrina.

Këtë sezon nuk ka një ngjyrë që të jetë më e bukur se të tjerat. Sekreti është tek kombinimi i ngjyrave të guximshme!

Mjafton që këtë verë të mbani mend 4 nga kombinimet kryesore dhe do të shihni se si veshja juaj merr tjetër pamje.

Bluja me të verdhën!

E verdha e zbehtë është një prej prurjeve më të reja të ngjyrave.

Nëse mendon se për ty ky kombinim nuk shkon, hidhi një sy fotove dhe bëje një provë para pasqyrës.

Bezhë dhe kafe!

Mos hiqni dorë kurrë nga ky kombinim!  Me këto dy ngjyra do të dukeni gjithmonë të veshura shtrenjtë dhe kurrë keq.

Jeshilen me portokallinë.

Kjo dyshe tingëllon paksa e frikshme, por jo. Pak portokalli i duhet ngjyrës trend të sezonit. Një fustan i gjelbër do të dukej mrekulli me një palë balerina portokalli që bien në sy prej kilometrash larg.

Rozë dhe kafe

Këto ngjyra shkojnë shumë mirë bashkë edhe në vjeshtë, duke sjellë pak nga të dy stinët. Ndiqni udhëzimet e fotove dhe mos u mendoni dy herë.