“U REHATOVA”/ Shpat Kasapi tregon si u ndje kur u martua Afërdita (FOTO) – AlpeGossip
“U REHATOVA”/ Shpat Kasapi tregon si u ndje kur u martua Afërdita (FOTO)

“U REHATOVA”/ Shpat Kasapi tregon si u ndje kur u martua Afërdita (FOTO)

Ndër të ftuarit e djeshëm tek “Shiko kush luan” ishte Shpat Kasapi. Gjatë rubrikës së lojës “Ndaje ose pije”, ai është pyetur rreth ish të dashurës së tij, Afërdita Dreshaj, me të cilën ka patur një lidhje disa vjeçare.

Gjatë lojës ai u pyet se çfarë ndjeu kur dëgjoi për martesën e kësaj të fundit.

Pa u menduar 2 herë, Shpati tha se kishte ndjerë një çlirim shumë të madh kur mësoi se Afërdita u martua.

“U rehatova!”- u shpreh ai, duke shkaktuar kështu të qeshura në sallë. Ndonëse shumë personazhë të showbiz-it preferojnë të mos flasin kur vjen puna tek ish-at.

Afërdita dhe Shpati patën një lidhje 6-vjeçare, të cilës i dhanë fund në 2013-ën. Në qershor të këtij viti, Afërdita kurorëzoi lidhjen 2-vjeçare në martesë me partnerin e saj Jukubin.