PËRPARËSI NË LOJË/ Zarfi i kuq i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim, ja cilët zgjodhi Olta – AlpeGossip
PËRPARËSI NË LOJË/ Zarfi i kuq i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim, ja cilët zgjodhi Olta

PËRPARËSI NË LOJË/ Zarfi i kuq i dha mundësinë të dërgonte tre banorë në nominim, ja cilët zgjodhi Olta

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Për shkak se fitoi sfidën kundra grupit të Luizit, për Oltën ditën e djeshme në shtëpinë e “BBV2” erdhi një zarf i kuq, i cili nuk lejohej që të hapej deri në ‘Prime’. Vetëm pak më parë me lejen e Vëllait të Madh, Olta e lexoi përmbajtjen e zarfit, i cili i jepte të drejtën për të dërguar në nominim 3 banorë. Mes shumë emocionesh Olta zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Bledin, ku një prej tyre do të eleminohet ditën e martë.

Këtë javë në nominim kanë qenë Armaldo, Kristi, Dea Mishel, Nita dhe Diola. Mes këtyre banorëve publiku ka vendosur që nga shtëpia e “BBV2” të largohet përfundimisht Diola.