“SA KAM UNË SHALË, JE TI I GJITHI”/ Dikur e ofendoi, Marisi përlot Anën në “Përputhen” (VIDEO) – AlpeGossip
“SA KAM UNË SHALË, JE TI I GJITHI”/ Dikur e ofendoi, Marisi përlot Anën në “Përputhen” (VIDEO)

“SA KAM UNË SHALË, JE TI I GJITHI”/ Dikur e ofendoi, Marisi përlot Anën në “Përputhen” (VIDEO)

Në fillim të “Përputhen”, Ana dhe Marisi u përfshinë në një debat të ashpër mes tyre, debat që përshkallëzoi në ofendime. “Sa kam unë shalën, je ti i gjithi”, i tha Ana asokohe Marisit.

Megjithatë marrëdhënia mes tyre duket është qetësuar pas gjestit që Marisi bëri për Anën në puntatën më të fundit të emisionit.

Marisi i bëri dhuratë Anës një orë dhe e përloti bukuroshen kur i tha: “Më ka ngelur në mendje një frazë e Anës “Më jepni më shumë kohë sepse jam e sigurt do dashuroheni me mua”.

Pas dhuratës, djali kërkoi një takim të improvizuar në studio me Anën. Në këtë takim, që Marisi e cilësoi sqarues, dyshja diskutoi në lidhje me hatërmbetjet e tyre, të cilat mesa duket u ‘sheshuan’.