Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni! – AlpeGossip
Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni!

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni!

Agjërimi i vazhdueshëm po fiton popullaritet të madh kohët e fundit. Por çfarë ndodh me trupin tuaj kur ju agjëroni?

Nëse ju agjëroni për arsye dietike, ose fetare, është pikërisht kjo ajo që ndodh më trupin tuaj.

Ndarja e sheqerit

Orët e para të agjërimit janë shumë të thjeshta për shumicën nga ju, pasi trupi juaj po kalon procesin e rregullt të ndarjes së glikogjenit dhe ruajtjen e glukozës, si lëndë djegëse.

Ketosis

Pas 5-6 orësh pasi keni filluat me agjërimin, dhe ndarjen e sheqerit në gjak, do të kaloni edhe fazën e ketositit. Është një gjendje, ku energjia e trupit tuaj mbështet në organet ketone. Ketosisi është procesi i thyerjes ose ndarjes së yndyrës, në trup. Këtu fillon edhe procesi i agjërimit dhe është një mënyrë e lehtë dhe për të humbur peshë.

Pastrimi i kolesterolit dhe acidit urik

Gjatë fazës së ketosisit, ndodhin disa gjëra me trupin tuaj: trupi juaj do të lirojë kolesterolin dhe acidin urik në rrjedhën e gjakut. Ky mund të quhet edhe procesi i detoksifikimit të trupit.

Gjatë kësaj faze ju, mund të keni dhimbje koke, marramendje, lodhje, skuqje të lëkurës, dhimbje të muskujve, rritje të presionit të gjakut etj. Në fund të këtij procesi, presioni i gjakut do të ulët dhe rrahjet e zemrës do të normalizohen.

Sistemi i tretjes pushon

Meqenëse ju nuk po konsumoni më ushqim, edhe sistemi i tretjes mund të pushojë.

Detoksifikim emocional

Pas 6 orëve të para të agjërimit, ju do te ndiheni të uritur dhe ndoshta pak i mbingarkuar. Uria mund të shkaktojë ndjenja si: zhgënjim, zemërim, trishtim etj. Mundohuni që të mos i përfshini njerëzit në ndjenjat tuaja në këto momente, pasi mund të keni probleme dhe zënka.