DRAMAT S’KANË FUND NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Nipi i madh i mbretëreshës Elizabeth ndahet nga bashkëshortja – AlpeGossip
DRAMAT S’KANË FUND NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Nipi i madh i mbretëreshës Elizabeth ndahet nga bashkëshortja

DRAMAT S’KANË FUND NË FAMILJEN MBRETËRORE/ Nipi i madh i mbretëreshës Elizabeth ndahet nga bashkëshortja

Pjestarët e familjes mbretërore po ‘thyejnë’ rregullat. Pas Princ Harry-t i cili hoqi dorë nga titulli i tij për të jetuar në Kanada me Meghan dhe të birin, tani është rradha e nipit tjetër të mbretëreshës Elizabeth për të kundërshtuar.

Peter Philips, nipi më i madh në familjen mbretërore është ndarë nga gruaja e tij, pas 12 vitesh martesë. Autumn Philips mendohet t’i ketë thënë bashkëshortit të saj se dëshiron divorcin, gjë që ka dëshpëruar shumë mbretëreshën. Mediat tregojnë se djali i Princeshës Anne, është shkatërruar nga ndarja.

Çifti ka dy vajza, Savannah, 9 vjeçe, dhe Isla, 7 vjeçe. ‘The Sun’ shkruan se Meghan Markle mund të ketë ndikuar në vendimin e Autumn, pasi ajo dëshiron të kthehet në vendin e saj të lindjes, Kanada./News31.al