Sa para ke fituar këtë verë? Arilena Ara e thotë troç dhe zbulon të vërtetën (FOTO) – AlpeGossip
Sa para ke fituar këtë verë? Arilena Ara e thotë troç dhe zbulon të vërtetën (FOTO)

Sa para ke fituar këtë verë? Arilena Ara e thotë troç dhe zbulon të vërtetën (FOTO)

Nëntori ishte ‘çelësi’ për të hapur çdo derë suksesi dhe tani ajo ka fatin të bëjë ëndrrën e saj realitet: që zëri i saj të dëgjohet nga të gjithë. Arilena Ara është ndër ato këngëtare dhe vajza të showbiz-it shqiptar e cila ka qëndruar larg vëmendjes së mediave për sa i përket jetës së saj private.

Në një intervistë për ‘Class’ Arilena është pyetur edhe se si kanëqenë financat e kësaj vere, por pa dyshim ajo ka dhënë një përgjigje që pritej nga të gjithë ne.

Gazetarja: ‘Sa para ke fituar këtë verë?’

Arilena: Unë besoj që, pasuria më e madhe për një artist është PUBLIKU, sepse publiku i jep zë këngëve të tua, dhe jetë muzikës tënde! Prandaj, nuk kam pasur asnjëherë dëshirë të flas për shifra.