ÇFARË NDODHI? Çiljeta Xhilaga lë “Dance with me” pak para se të nis, ja kush do i zë vendin – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Çiljeta Xhilaga lë “Dance with me” pak para se të nis, ja kush do i zë vendin

ÇFARË NDODHI? Çiljeta Xhilaga lë “Dance with me” pak para se të nis, ja kush do i zë vendin

Në datën 16 shtator në ekranin e Tv Klan do të nis spektakli i dashur për publikun ‘Dance with me’. Pak kohë më parë në media u zbuluan edhe disa prej çifteve pjesëmarrës në edicionin e 6 të spektaklit, ndërkohë që së fundmi është mësuar se kanë ndodhur disa ndryshime.

Siç u bë e ditur çiftet e këtij viti do të jenë: ish-deputeti Eduard Ndocaj dhe ish-velina e ‘Xing me Ermalin’ Kejvina Kthella. Po ashtu moderatori Florian Agalliu dhe këngëtarja Era Rusi dhe Mateus Frroku me aktoren Eliona Pitarka.

Ermal Peçi sipas ‘News31.al’ do të jetë së bashku me moderatoren Eva Murati, ndërsa këngëtarja Çiljeta që u tha se do të ishte në çift me Valer Kolnikaj është mësuar se ka hequr dorë nga spektakli para se ai të nis.

Burime për ‘News31.al’ kanë zbuluar se edhe pse Çiljeta e kishte xhiruar spotin së bashku me Valerin do të largohet dhe vendin e saj do e zë këngëtarja Marsela Çibukaj.