SA ME FAT! Vetëm 5 VIP-a shqiptarë kanë shkelur në këtë ishull të largët – AlpeGossip
SA ME FAT! Vetëm 5 VIP-a shqiptarë kanë shkelur në këtë ishull të largët

SA ME FAT! Vetëm 5 VIP-a shqiptarë kanë shkelur në këtë ishull të largët

Maldive, Barbados, Karaibe, Dubai, Mykonos janë destinacionet e preferuara të VIP-ave shqiptarë së fundmi. Mirëpo të tjerë kanë zgjedhur një destinacion më të veçantë.

Bëhet fjalë për ishullin Mauritius, Afrikë ku deri tani shumë pak personazhe të famshëm kanë shkelur.

Në vitin 2016 Armando Duka i kaloi pushimet në këtë ishull nga ku postoi një foto duke shijuar një pije arrë kokosi.

Dy moderatorët Liberta Spahiu dhe Alaudin Hamiti kanë qenë gjithashtu në këtë ishull në vitin 2017, bën të ditur Xing.al.

Ndërsa këngëtarja Adelina Tahiri i kaloi pushimet këtë verë në Mauritius me bashkëshortin e saj. Çifti qëndruan në një hotel luksoz që kushtonte 1436 vetëm një natë.

Mauritius së fundmi e ka vizituar edhe Olta Boka. Këngëtarja ndodhet atje aktualisht dhe po poston foto të mrekullueshme që kanë tërhequr shumë vëmendjen./Xing.al