Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Bukuroshja ka vendosur të kaloj disa ditë pushime në Durrës, por duket se dita e sotme nuk ka shkuar dhe aq mirë për Beniadën. Modelja ka postuar disa video në Instastory, ku na ka treguar se makina me të cilën udhëtonte ka pësuar një difekt dhe kështu Beniadës i është dashur të qëndojë disa orë në rrugë, ku nuk kanë munguar videot gazmore të saj.
Duket se së fundmi përveç fushës së modelingut dhe televizionit, Beniada ka vendosur të provojë veten edhe në fushën e biznesit. Vetëm pak më parë modelja ka postuar në Instastory faqen e Instagramit të biznesit të saj të ri, i cili do të jetë një firm veshjesh me emrin “Benny” dhe do të lansohet së shpejti.