FESTON DITËLINDJEN PAS NDARJES NGA AFRONA DIKA/ Blero Muharremi bën urimin special për veten dhe modelen e njohur – AlpeGossip
FESTON DITËLINDJEN PAS NDARJES NGA AFRONA DIKA/ Blero Muharremi bën urimin special për veten dhe modelen e njohur

FESTON DITËLINDJEN PAS NDARJES NGA AFRONA DIKA/ Blero Muharremi bën urimin special për veten dhe modelen e njohur

Këngëtari i njohur Blero Muharremi feston sot ditëlindjen dhe bën 44 vjeç. Për herë të pas pas disa vitesh ai feston si ‘beqar’ pas ndarjes nga Afron Dika.

Në këtë ditë të veçantë, këngëtari i njohur është kujdesur që urimin të mos e ndajë vetëm për vete. Në mesnatë, ai e ka publikuar një foto të Afërdita Dreshajt, shoqen e tij me të cilën vite më parë ka realizuar edhe disa bashkëpunime muzikore, e cila po ashtu feston sot ditëlindjen. Ndryshe nga Blero, modelja feston me bashkëshortin dhe djalin.

Në urimin e tij Blero shkruan: “Urime na qoftë ditëlindja shoqja ime shumë speciale. Njerëzit e mirë kanë lindur me 19 korrik”. Teksa Afërdita i është përgjigjur: “Urime shoku im edhe ty. E njëjta ditëlindje”.

Blero ka zgjedhur mos të flasë për ndarjen e tij në dy intervistat e tij të fundit. Këngëtari u shpreh se lajmet nuk i ka lexuar, ndërsa për heqjen e fotove nga ‘Instagrami’ deklaroi se llogaria e tij menaxhohet nga kompania dhe jo nga ai vetë. “Unë ‘Instagramin’ tim nuk e kam personal, e kam biznes e kontrollon kompania ime nuk e di se çfarë ka ndodhur. Portalet të bëjnë punën e tyre unë timen nuk kam koment, nuk merrem me këto lajme hiç fare, kam punë më të rëndësishme. Unë s’kam interes t’i lexoj, nuk kam qasje në portale nuk e di, nuk më shqetësojnë lajmet sepse skam interes.”-tha Blero në “Shqipëria Live” dhe më pas për ‘Prive’.

Pak kohë më parë, Afrona vendosi të merrej me biznes, ku hapi edhe një qendër estetike në Zvicër, ku edhe jeton prej kohësh. Ajo që ra në sy në inaugurimin e kësaj klinike, ishte pikërisht mungesa e këngëtarit. Krisja mes të dyve në atë periudhë kishte nisur, duke mos pasur shumë komunikim me njëri-tjetrin. Teksa bashkëshortja e tij angazhohej me biznesin e ri, Blero vijonte me karrierën e tij në muzikë, duke zgjedhur të qëndrojë larg realitetit të ri të bashkëshortes së tij.

 

Grindjet e tyre të shpeshta, shkak edhe largësia, kanë sjellë edhe ndarjen e tyre. Nuk dihet nëse kjo ndarje është një sherr mes të dyve, apo do të vijojnë edhe me hapat ligjorë për zgjidhjen e martesës. Blero dhe Afrona u martuan në shtator të 2019-ës, në një ceremoni madhështore në Lezhë. Mirëpo edhe pas martesës ata vijuan të jetonin të ndarë, Blero në Kosovë dhe Afrona në Zvicër.