“MË TRADHTONTE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e kapi “mat” të dashurin – AlpeGossip
“MË TRADHTONTE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e kapi “mat” të dashurin

“MË TRADHTONTE”/ Këngëtarja shqiptare tregon si e kapi “mat” të dashurin

Era Rusi ka zgjedhur, si rrallë personazhe publike, të flasin hapur për lëndimet dhe tradhtinë.

Këngëtarja ka rrëfyer në intervistën e dhënë në emisionin “E Diell” s esi ajo kishte kapur mat të dashurin e saj, duke zbuluar kështu tradëtinë e tij.

Ajo rrëfeu historinë se si një ditë kur telefoni i saj ishte djegur, iu desh të përdorte atë të partnerit të saj për t’u marrë vesh me kolegët.

Padashur, kishte harruar makeup-et në makinë dhe i kërkon atij (partnerit) të zbresë t’ia marrë, duke i kërkuar që t’i lërë telefonin e tij.

“Unë nuk jam natyrë grricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat. Një ditë më ishte prishur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert.

Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: “faleminderit”.

Kur u ngjit lart, unë nuk e ngacmova, e lashë telefonin në tavolinë dhe nuk u ndjeva fare.

Kur arritëm afër vendit ja mora përsëri telefonin që të kontaktoja me kolegët dhe atëherë pashë që ai mesazh ishte fshirë.

Ishin të gjitha mesazhet e tjera, por ai jo. Tani, mund të më thuash ti pse u fshi ai mesazh?”