E LIDHUR ME REPERIN SHQIPTAR/ Beatrixi zbulon me kë do e festojë “Shën Valentinin” – AlpeGossip
E LIDHUR ME REPERIN SHQIPTAR/  Beatrixi zbulon me kë do e festojë “Shën Valentinin”

E LIDHUR ME REPERIN SHQIPTAR/ Beatrixi zbulon me kë do e festojë “Shën Valentinin”

Prej disa kohësh në media është përfolur se këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është në një lidhje me reperi shqiptar që jeton në Londër, Escobar.

Dyshja janë parë shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe nuk kanë munguar gjithashtu dhe ngacmimet e ndryshme në rrjetet sociale. Mirëpo, lidhur me këto lajme Beatrixi nuk ka reaguar duke i lënë të gjithë të jenë kurioz.

Mirëpo, me afrimin e Shën Valentinit, këngëtarja shqiptare ka treguar se me kë do ta festojë festën e të dashuruarve. Ajo ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shfaqet një artikull i cili tregohen disa mënyra se si mund të festohet vetëm Shën Valentini. Në këtë mënyrë Beatrixi ka zbuluar se ende është single dhe se s’ka nevojë për një mashkull për të festuar në 14 shkurt.