“Nuk jam një mama perfekte, por jam e bekuar”, modelja shqiptare emocionon me fjalët për të bijën – AlpeGossip
“Nuk jam një mama perfekte, por jam e bekuar”, modelja shqiptare emocionon me fjalët për të bijën

“Nuk jam një mama perfekte, por jam e bekuar”, modelja shqiptare emocionon me fjalët për të bijën

Modelja me famë botërore Emina Cunmulaj çdo ditë e më shumë tregon anën e saj të mëmësisë dhe dashurisë që ka për vajzën e saj Ella Faria por edhe për fëmijën që është duke pritur.
Gjatë ditës së sotme ajo ka publikuar një foto në rrjete sociale në të cilën i ka dedikuar vajzës së saj disa fjalë zemre që vetëm një nënë mund të bëj

“Hajde Mami ulu.’ Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë…

Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më therrët Mami. Të dua shumë EllaFaria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot,”-përfundon Emina.