A E KA URUAR KIARËN PËR SHTATZËNINË? Efi flet për herë të parë: Nuk e di nëse është e vërtetë, por… – AlpeGossip
A E KA URUAR KIARËN PËR SHTATZËNINË? Efi flet për herë të parë: Nuk e di nëse është e vërtetë, por…

A E KA URUAR KIARËN PËR SHTATZËNINË? Efi flet për herë të parë: Nuk e di nëse është e vërtetë, por…

Prej disa javësh po përflitet se moderatorja e njohur, Kiara Tito, është në pritje të ëmbël. Madje thuhet se ajo dhe Luiz Ejlli kanë bërë edhe një festë, ku kanë zbuluar gjininë e bebit.

Pikërisht për këtë është pyetur dje Efi Dhedhes teksa ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” në Top Channel.

Në një moment, Donald Veshaj e ka pyetur ish-banoren e “Big Brother VIP 2” nëse e ka uruar Kiarën për shtatzëninë. Efi u shpreh se nuk e di nëse është e vërtetë apo jo, por nëse do ishte e vërtetë do t’a uronte me gjithë zemër.

Pjesë nga intervista:

Donaldi: Kiarën e urove për shtatzëninë? A ishte e ftuar te kjo baby gender, ça ishte, që bënë ata?

Efi: S’më patë ju, isha diku e fshehur aty nga prapa

Donaldi: Atë festë nuk e ka parë askush, veç lajmet nëpër portale kështu

Efi: Unë nuk e di nëse është e vërtetë. Nëse do e mar vesh se është e vërtetë, do e uroj me gjithë zemër. Është një gjë shumë e bukur, më bëhet shumë qejfi për ta.

Kujtojmë se Efi, Kiara dhe Luizi krijuan një miqësi mjaft të bukur në fillim të rrugëtimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por gjërat ndryshuan totalisht kur Dhedhes dhe Tito u eliminuan dhe pas disa javësh u rifutën sërish në BB VIP.

Shoqëria e tyre pati shumë ulje dhe ngritje sa ishin brenda shtëpisë së BB VIP2, por me të përfunduar reality show, ata nuk janë takuar dhe as nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin.