I ftuar në “S’e luan topi”, Stefi Prifti ka rrëfyer disa nga copëzat e jetës së tij, mes tyre humbjen e bashkëshortes, por edhe mungesën e babait në jetën e tyre. Të rritur me nënën, ai kujton edhe një episod kur e ka takuar të atin dhe asnjëri nuk i kanë folur njëri-tjetrit.
“Para se të fitoja konkursin për të shkuar në shkollë të lartë bëra një stazh, punoja si mësues në një fshat të Korçës dhe më qëllonte që çdo ditë udhëtoja me babain në autobus. Madje njëherë qëlluam përballë njëri-tjetrit. Një shok i tim eti më tha ta takoja, por unë nuk desha. Të më takonte mua, motrën, ose vëllain e vogël( Endrin). Ai duhet të ishte më kurajoz, si prind dhe kjo mungesë ma bën shumë të vështirë për ta falur”, tha mes lotësh ai.