NË DITËN E LINDJES SË DJALIT/ Elgiti i propozon për martesë Klea Hutës – AlpeGossip
NË DITËN E LINDJES SË DJALIT/ Elgiti i propozon për martesë Klea Hutës

NË DITËN E LINDJES SË DJALIT/ Elgiti i propozon për martesë Klea Hutës

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar dhe vitin që lamë pas u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Krid. Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm.

Ditën e sotme, djali i tyre Krid feston ditëlindjen dhe në këtë ditë kaq të veçantë dhe të lumtur për çiftin, Elgiti vendosi ti bëjë një surprizë Kleas. Edhe pse shumë vite me njëri-tjetrin dhe prindër të një fëmije, sot Elgiti vendosi ti propozojë për herë të parë për martesë partneres së tij të zemrës në festën e ditëlindjes së djalit të tyre. Këtë na e bëri me dije vetëm pak më parë miku i tyre dhe aktori i njohur, Donald Veshaj me disa video të postuara në ‘Instastory’.

Kujtojmë se Klea dhe Elgiti kanë lajmëruar se punojnë për një projekt, që mendohet të jetë një bashkëpunim muzikor mes çiftit.