“KU DO TË SHIKOJMË KËTË SEZON?” Dojna Mema flet mbi largimin nga “Pop Culture”: Gjithçka ka një… (FOTO) – AlpeGossip
“KU DO TË SHIKOJMË KËTË SEZON?” Dojna Mema flet mbi largimin nga “Pop Culture”: Gjithçka ka një… (FOTO)

“KU DO TË SHIKOJMË KËTË SEZON?” Dojna Mema flet mbi largimin nga “Pop Culture”: Gjithçka ka një… (FOTO)

Që në Top Channel sezoni i ri televiziv do jetë plot surpriza kjo është pak, por e sigurtë.

Gjatë gjithë verës nëpër media është përfolur se shumë figura të njohura të ekranit janë larguar duke dhënë dorëheqjen.

Mes të përfolurve ka qenë edhe Dojna Mema, pasi në një Instastory disa javë më parë, kur një ndjekëse i shprehte simpatinë për rubrikën “Një ditë me Dojnën”, ajo tha se këtij cikli i ka ardhur fundi.

Së fundmi, Dojna ka folur rreth kësaj deklarate, duke na konfirmuar një herë e mirë se nuk do jetë më as moderatore e as autore e “Pop Culture”.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, e pyetur rreth kësaj çështjeje, ajo ka shkruar se e ka dashur shumë këtë program, por gjithçka ka një fillim dhe një fund.
Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjell të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka  ka një fillim dhe një fund.  E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj.

Por, ku do e shohim moderatoren këtë sezon? Nuk mund ta themi ende, pasi ajo ka dhënë një përgjigje diplomatike për këtë pyetje, duke u shprehur “Vetëm lart”.

Arsyet e largimit të saj (të paktën nga emisioni që e ka dashur shumë) nuk dihen ende dhe vetë ajo ka preferuar mos të flasë, por ne mezi po presim ta shohim në projekte të reja.