“NUK U BËRA DOT NJË FËMIJË MODEL”/ Aktorja e njohur tregon përse nuk fliste më të ëmën (FOTO) – AlpeGossip
“NUK U BËRA DOT NJË FËMIJË MODEL”/ Aktorja e njohur tregon përse nuk fliste më të ëmën (FOTO)

“NUK U BËRA DOT NJË FËMIJË MODEL”/ Aktorja e njohur tregon përse nuk fliste më të ëmën (FOTO)

Jennifer Aniston ka folur hapur për mosmarrëveshjet e hidhura që kishte me nënën e saj të ndjerë, Nancy Dow.

49-vjeçarja nuk fliste prej 5 vitesh me të ëmën, e cila u nda nga jeta në vitin 2016, dhe e vizitoi për herë të parë, 2 javë para se të vdiste.

Aktorja e njohur e Hollivudit luan rolin e një nëne të fiksuar pas bukurisë në filmin e ri, ku ka bërë krahasime me marrëdhënien e saj më të ëmën.

Në një intervistë me “The Sunday Telegraph”, ajo ka sqaruar raportin që kishte me nënën e saj duke iu referuar filmit:

“Ajo ishte një modele dhe i kushtonte rëndësi prezantimit dhe asaj sesi dukej dhe sesi do të dukesha unë. Unë nuk u bëra dot fëmija model që ajo shpresonte” tha ajo.

“Kjo vajzë e vogël (flet për filmin) thjesht dëshiron ta dojë një mama që është shumë e zënë me gjëra që nuk kanë rëndësi”, shtoi ajo.

Aktorja nuk fliste me të ëmën pasi kjo e fundit botoi një libër me kujtime, kundër dëshirës së saj, “From Mother and Daughter to Friends: A Memoir”, në 1999.

Zënka e tyre zgjati për gati 9 vite dhe Jennifer nuk e ftoi nënën e saj kur u martua në vitin 2000 me Brad Pitt, edhe pse ato më vonë u pajtuan pasi çifti u divorcua.

Në filmin e ri që sjell në marrëdhënie nënë-bijë të ngjashme me të sajën, Jennifer do të luajë rolin e Rosie Dickson me aktoren Danielle MacDonald, e cila do të jetë vajza e saj, Willowdean.