Dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur, bashkëshortja e kujton me dhimbje e mall (FOTO) – AlpeGossip
Dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur, bashkëshortja e kujton me dhimbje e mall (FOTO)

Dy muaj nga vdekja e aktorit të njohur, bashkëshortja e kujton me dhimbje e mall (FOTO)

Vdekja e aktorit të njohur kosovar Blerim Peci ishte një nga lajmet më të dhimbshme të vitit 2017.

Ai edhe pse la një numër të madh rolesh e projektesh ka lënë një zbrazëti të madhe tek miqtë, por veçmas tek familjarët e tij

Derisa sot janë bërë dy muaj nga vdekja e aktorit, bashkëshortja tij Afërdita e ka kujtuar atë përmes një imazhi, ndërsa ka shkruar edhe një status në të cilin shpreh dhimbjen, mallin dhe hapësirën që la ai në jetën e saj.

Ky është statusi i plotë i saj:

Dy muaj pat ty Beli ….

Bel, sot, nën patronazhin tim po hap ekspozitën e dhimbjes.
Ekspozitë në galerinë e zemrës, orari i përhershëm.
Art klasik e modern i vuajtjes nga mungesa jote.

Të ftova në ekspozitë Bel, nuk erdhe, ngela vetëm, ikja jote nga kjo botë ma fali vetminë, po e ruaj si dhuratë nga ti.
Ti që shfaqesh në çdo ëndërr timen, personazh i ëndrrave të mija, nuk shfaqesh më në realitet edhe pse unë shoh imazhin tënd çdokund.

Po ekspozoj krijimtarinë dy mujore të plagëve që kur ike ti. Dromca kujtimesh po vë në pah.
Po ekpozoj fotografitë tua, po ekspozoj rrugët dhe momentet kur udhëtonim rrugëve të pafundme të lumturisë.
Ekspozitë dhimbjeje, duket ireale, por po ekspozoj realitetin e ëmbël të cilin ndër vite e jetuam.

Po ekspozoj sytë se ti ishe syri im, Bel.
Po ekspozoj zemrën se ti ishe zemra ime. Ishe vetë unë, isha ti.
Ishe gjysma ime tjetër, prandaj nuk arrij të pajtohem që nuk të kam.
Ballafaqimi me realitetin nuk ekziston për mua, për mua mbetesh i gjallë, përjetësisht i gjallë.

Të mbaj gjallë në kujtime, kujtimi yt jetoftë gjithmonë Beli im.