HOROSKOPI I JAVËS NGA MERI SHEHU/ Kjo shenjë ka një shanc të dytë për t’ju rikthyer… – AlpeGossip
HOROSKOPI I JAVËS NGA MERI SHEHU/ Kjo shenjë ka një shanc të dytë për t’ju rikthyer…

HOROSKOPI I JAVËS NGA MERI SHEHU/ Kjo shenjë ka një shanc të dytë për t’ju rikthyer…

Dashi
Përveç rrëmujes ligjore e problemeve me punën apo rutinën keni nje moment ku do gjeni oazin në shkretëtirën e krijuar shpirtërore rreth jush.

Demi
Do keni takime interesante dhe romantike si edhe nje botë me magji rreth jush duke ju kundërvëne një problemi apo zhgënjimi në dashuri apo një punë false.

Binjaket

Shkopi magjik egziston këtë javë për ju mjafton ta besoni edhe ju vetë. Por mos e përdorni vetem për interesat tuaja të ngushta.Bëhuni mbrojtës te njërëzve në nevojë.

Gaforrja
Një yll i ri ndriçon për ju në botën shpirtërore apo të ndonjë shansi te dyte për tju rikthyer suksesit në çift apo një udhetimi shume të suksesshëm. Thashethemet do ju ndjekin nga mbrapa.

Luani
Mendohet se do e luani më së miri rolin e piratit të ndershëm por që fiton shumë pasuri e reputacion. Megjithatë çdo gjë mbetet në kuadrin e të fshehtës dhe të rrezikut.

Virgjëresha
Do përpiqeni me të gjitha forcat tu mbushni mendjen të tjerëve për gjëra konkrete por në këtë moment askush nuk do ju dëgjoj. Të gjithë jane të lodhur dhe kanë nevojë për romancë fantazi erotizëm dhe art.

Peshorja
Do kapni pikërisht punën e duhur dhe episodin e duhur në jetën tuaj duke e bërë më të kënaqshme dhe më tërheqëse çdo gjë përreth jush.

Akrepi
Ju presin dië shumë romantike pasionante dhe teper krijuese. Hëna e plotë në Peshk është ajo që doni në një natë të vonuar vere.

Shigjetari
Një ishull misterioz brenda vetes tuaj apo shtëpisë tuaj do ta bënte më tërheqëse jetën tuaj te mbushur shumë me ngarkesa ligjore e zhgënjime endrrash.

Bricjapi
Ju do merrni shumë premtime gati ju eshte mbushur mendja se keni gjetur idealen ne dashuri pune apo ne qellime. Mund të ndodh një zhgënjim gjithashtu prandaj mos u jepni kokë e këmbë.

Ujori
Po përgatisni terrenin për një peshkim shumë të madh. Kjo do të thotë që do keni shumë fitime nëse ndodh ashtu si planifikoni ju.

Peshqit
Hëna e plotë në shenjën tuaj ju fut në botën tuaj me sukses dhe me më shume ndriçim pasion e romantizem. E meritoni një marredhenie pasionante.