Pak ditë para dasmës së Ledionit dhe Sarës, të ftuarit kanë një hall të madh – AlpeGossip
Pak ditë para dasmës së Ledionit dhe Sarës, të ftuarit kanë një hall të madh

Pak ditë para dasmës së Ledionit dhe Sarës, të ftuarit kanë një hall të madh

Në muajin gusht siç është lajmëruar do të mbahet edhe dasma e shumëpritur e moderatorit të njohur Ledion Liço dhe trashëgimtares së Top Medias Sara Hoxha. Siç është mësuar dhe më parë dasma e tyre do të mbahet në Como të Italisë dhe pritet që të ftuarit të jenë të shumtë. Ata do të qëndrojnë për tre ditë në ‘Villa d’Este’, ku qëndrimi për një person në këtë vilë kushton 500 euro.

Ndërkohë Ledion Liço për të shijuar më shumë përgatitjet e saj është larguar nga rrjetet sociale dhe ka çaktivizuar profilin e tij. Ndërkohë shumë të ftuar janë në dilemë për veshjen e tyre.

Sipas burimeve pranë ‘Bluetooth’ shumë nga të ftuarit nuk dinë se çfarë të veshin dhe janë në kërkim të një veshje të veçantë, e cila do bie në sy. Ndërkohë këto burime thonë se pjesa tjetër e stafit që do merret me organizimin e ceremonisë do të vishen nga çifti i njohur.