Këngëtarja Miriam Cani e cila është pjesë e jurisë në “The Voice Kids of Albania”, është kujdesur që skuadra e saj të jetë e mbushur me talente që kanë vokal karakteristik.
Por përpos talentit, skuadra e Miriamit duket se është edhe mjaft kreative dhe e kujdesshme ndaj mentorit të tyre.
Miriami ka hedhur një fotografi në “Instastorie” ku tregoi se ka marrë një dhuratë, një jastëk në të cilën gjendet fotoja e saj dhe shkrimi “Për këngëtaren më të mirë”.