“Mami me kohë të plotë”/ Zaimina i këndon Khloe-s këngën e saj të preferuar dhe nuk ka gjë më të ëmbël (VIDEO) – AlpeGossip
“Mami me kohë të plotë”/ Zaimina i këndon Khloe-s këngën e saj të preferuar dhe nuk ka gjë më të ëmbël (VIDEO)

“Mami me kohë të plotë”/ Zaimina i këndon Khloe-s këngën e saj të preferuar dhe nuk ka gjë më të ëmbël (VIDEO)

7 muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë pas ardhjes në jetë të vajzës së saj Khloe dhe ndonëse deri më tani ka qenë një ndër personazhet më privatë të showbiz-it, tashmë ajo nuk ngurron të ndaj me ndjekësit procesin e rritjes së të bijës.

Këngëtarja është tërhequr nga projektet muzikorë për t’ju përkushtuar tërësisht rritjes së vogëlushes. Ditën e sotme, ajo publikoi në rrjetet sociale, një video ku shfaqet duke kënduar një nga këngët e preferuar të vogëlushës dhe duket se është detyruar ta mësoja tekstin përmendësh, pasi e ka ridëgjuar pa ndërprerje. Ndërsa mami këndon, Khloe duket shumë e përqëndruar, teksa luan me lodrën e saj.

“Dy beba” – shkruan në videon e publikuar në “Instagram” Zaimina Vasjari.