DEPRESIONI DHE ANKTHI/ 10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur rreth kësaj teme – AlpeGossip
DEPRESIONI DHE ANKTHI/ 10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur rreth kësaj teme

DEPRESIONI DHE ANKTHI/ 10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur rreth kësaj teme

Gjithnjë e më tepër, problemet e shëndetit mendor diskutohen më lirshëm dhe sigurisht që meritë kanë edhe personazhet e njohur, të cilët prej kohësh flasin me ndjekësit në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, në qershor të 2018-s, publikoi në Instagram një shkrim të Jada Pinket Smith, e cila fliste për pasojat e depresionit. “…shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar,” shkroi ajo. “

“Depresioni është real dhe mund të mos jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”

Flaka Krelani

Në fund të marsit, Flaka foli në rrjetet sociale në lidhje me periudhën më të errët të jetës së saj. “Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht,” tha ajo. “Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zhgënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq.”

“Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrij gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni ‘problemin’ në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë,” përfundoi ajo.

Armina Mevlani

“Mendoj se në momente të caktuara, të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën sepse asgjë s’është e garantuar,” shkroi Armina në Instagram. “Pas episodeve të ankthit, vuaj kryesisht nga stomaku, por vetëm në periudha të caktuara, jo përherë. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe bëj shumë yoga.”

Sara Hoxha

“Është e panevojshme të them se kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni prenatal. Kam refuzuar të dal me miqtë dhe të jem aktive dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të trishtuar,” u shpreh Sara në Instagram, pak kohë para se të sillte në jetë djalin e saj të dytë, Roman.

“Javën e kaluar, nëna dhe motra ime më ofruan që të shkonim në një udhëtim në Capri [Itali], diçka për të cilën debatova duke thënë jo shumë herë. Deri në orët e fundit, nuk e dija se do të shkoja,” shtoi ajo.

“Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’ju treguar se duhet ta bëni atë udhëtim, të hani drekë apo të dilni për kafe dhe të jeni mirënjohës për atë që keni; mos e shpenzoni jetën duke pasur frikë se diçka mund të shkojë keq.”

Në vijim, Sara tha se “pavarësisht se mendimet e errëta zënë goxha hapësirë në kokën e saj”, është mirënjohëse për njerëzit që e rrethojnë. “Jam mirënjohëse për miqtë, motrat, mamin dhe më e rëndësishmja, për djalin dhe bashkëshortin tim që më mbështesin gjithnjë.”

Lori Hoxha

Lori Hoxha është treguar vazhdimisht e hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor, duke folur mbi përvojën e saj me ankthin dhe panikun.

“Dëgjoni, nuk është e thjeshtë të flasësh për diçka të tillë dhe ju e dini sa shumë gjykohem unë në lidhje me çfarë bëj dhe çfarë them,” shkroi ajo në Instagram. “Por më bën të ndihem mirë të lexuarit e mesazheve tuaja dhe fakti që mund të ndihmoj dikë. Mos i merrni shumë seriozisht rrjetet sociale, merrni nga ato çfarë ju nevojitet. Të flas për një problem të tillë nuk është mënyrë për të përfituar vëmendje. Mund ta marr lehtësisht me një foto me bikini. E di që fotot e mia janë të lezetshme dhe marr kohë për t’i kuruar, por ndonjëherë ndihem se nuk po e përdor platformën time për të treguar se kush jam në të vërtetë.”

“Rrjetet sociale të shkatërrojnë dhe bëhen një rreth vicioz mbi të dukurit bukur, të bërit foto, marrjen e like-ve, të ndjerit mirë për pak çaste dhe me të vërtetë nuk e dua më një gjë të tillë. Pra, nëse mund të hedh dritë mbi diçka, dua të jetë për shëndetin mendor,” përfundoi Lori.

Albano Bogdo

Në shkurt të 2018-s, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, Albano Bogdo foli ndër të tjera edhe për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

“Për rreth 3 vite e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem, sepse më kap ankthi dhe paniku. Unë i rashë shkurt dhe zgjodha pijen e jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë për afro 1-2 vite. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 e 400 njerëzve që kam lënduar,” ta aktori.

Elita Rudi

Me rastin e Ditës së Babait (në Shtetet e Bashkura, më 16 qershor), Elita Rudi shkroi në Instagram: “Gëzuar Ditën e Babait mbretit të kështjellës sonë. Faleminderit që ndjenje në shtëpi me ne gjithë këtë kohë, që më ndihmove mua të mos kaloj në depresion pas lindjes dhe që i qëndrove pranë djalit tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të të jemi gjithnjë mirënjohës. Tani je i lirë të djegësh verën me muzikën tënde, që është muzika jonë e preferuar në orarin e gjumit. Të duam, babai më i mirë në botë.”

Bieta Sulo

Bieta Sulo u bë nënë për herë të parë majin e 2017-s dhe si shumë nëna të tjera, vuajti nga depresioni pas lindjes. “Ehhh, ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha me veten. sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë: depresioni pas lindjes,” tha ajo për Revistën Class.

“E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar dhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morën Kroin, dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete.”

Eno Popi

Ndonëse më rrallë, depresioni pas lindjes prek edhe burrat. “Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak,” u shpreh Eno për Revistën Who.

“Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.”

Roza Lati

Roza Lati tregoi në prill të 2018 në “Thumb” se qentë e saj e kishin ndihmuar të mposhte depresionin dhe ankthin. “Më kanë ndihmuar shumë që të kaloja depresionin. Kisha ankth dhe aritmi zemre. Shkova tek doktorët, të cilët më thanë që s’kemi pse të të japim ilaçe. Dil me kafshët e tua në natyrë, prek tokën me dorë dhe energjinë negative do ta thitë toka”, u shpreh ajo.

Shtojmë edhe Bebe Rexhën dhe Rita Orën:

Bebe Rexha vuan nga çrregullimi bipolar dhe “nuk i vjen turp”. “S’e kuptoja pse ndihesha aq keq,” shkroi Bebe në Tëitter. “Jam ndjerë aq keq sa s’doja të dilja nga shtëpia apo të takoja njerëz të tjerë dhe jam ndjerë aq mirë sa s’flija dot, s’ndaloja dot së punuari, së krijuari muzikë. Tani e di pse.”

Bebe shtoi se po punon për albumin e ri dhe se s’ka ndërmend të përmbahet, aq më pak tani që foli publikisht për diagnozën e saj. “Nuk dua t’ju vijë keq për mua. Dua të më pranoni. Kaq. Ju dua.”

Në një intervistë për Cosmopolitan, Rita tregoi se ka vuajtur nga ankthi dhe u desh të konsultohej me një specialist. “Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata,” tha ajo. “Nuk kam frikë të pranoj se kam shkuar te terapisti.”